Ministri i Turizmit Blendi Klosi mezi i shpëtoi një sulmi nga protestuesit ndërsa po shkonte në Parlament. Klosi po kalonte I qetë afër tyre ndërkohë që dikush tha se duhej arrestuar edhe ministry Klosi.

Në këtë moment disa protestues e kapën për krahua por ai u hodh në rrënojat e kalasë së Tiranës që ndodhen ngjitur me Parlamentin duke fituar kohë që pranë tij të shkonin forca të sigurisë dhe gardës.
Ndërkaq qytetarët u përplasen me policinë dhe drejt godinës së parlamentit po hidhen tymuese.

Një numër I madh protestuesish janë grumbulluar përpara hyrjes kryesore të Kuvendit, ndërkohë që Parlamenti është i rrethuar me forca policie, forca speciale dhe ato të gardës së republikës.

Në kundërpërgjigje për seancën e jashtëzakonshme të thërritur nga ana e mazhorancës në Kuvend, opozita kanë thërritur një protestë për në orën 17:00.


Fotot nga LSA











