Teksa të rinjtë e FRPD protestojnë kundër qeverisë Rama në ditën e Rinisë, policia ka marrë në mbrojtje Bunkart 2 , i cili u hap pak kohë më parë si muze i komunizmit.
Si duket Ministria e Brendshme ka menduar për një skenar të mundshëm të të rinjve demokratë që mund të kishin bunkerin në mes të kryeqytetit si objektiv të zemërimit të tyre. Ai është rrethuar me forca policore por të rinjtë e FRPD nuk u ju afruan objektit duke vazhduar për tek kryeministria.











