Pas ngjarjes së djeshme, ku një prej avionëve të kompanisë “Blue Panorama” bëri ulje të detyruar në pistën e Rinasit, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj
Sipas tij, Autoriteti i Aviacionit Civil është bërë si agjent marketingu i kompanisë dhe nuk punon në interes të qytetarëve, jeta e të cilëve rrezikohet nga fluturime të tilla.
Autoriteti është kapur nga Kompania dhe ka braktisur qytetarët sepse pa bërë asnjë hetim të thelluar dhe të pavarur ka dalë në konkluzionin që i ka sugjeruar Kompania Ajrore.
Vetëm gjatë vitit të fundit, avionët e Blue Panorama qe operojnë me Shqipërinë kane bërë 3 ulje emergjente për difekte duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve.
Autoriteti i Aviacionit Civil, në vend që të komandohet nga kompania ajrore, duhet ta vendosë para përgjegjësisë për masat e nevojshme për të ulur riskun, dhe madje pse jo, të paralajmërojë kompaninë për heqjen e lejes së fluturimit.











