Rreth orës 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum.
Në ashensor ndodhej një shtetase rreth 24 vjeçe e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











