Një drejtuese policie në Rusi është pushuar nga puna pasi organizoi një kërcim erotik për të kënaqur policët me rastin e “Ditës së Burrave”.
Videoja e një striptisteje që kërcen para policëve në qytetin Ulan-Ude u bë virale brenda 24 orësh, çka solli edhe reagimin e Ministrisë ruse të Punëve të Brendshme.
Shefja e policisë u shkarkua për “turpërim” të uniformës, ndërsa masa priten të merren edhe për drejtues të tjerë. Video u postua online nga një burim ende anonim.
https://youtu.be/2eN82jp853Q












