Një elektriçist ka humbur jetën në Fierzë, si pasojë e kontaktit me korentin.
Punonjësi I OSHE, Prend Ceca, 36 vjeç, kishte hipur në shtyllë për të rregulluar një defekt, por ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas familjarëve, ata kanë njoftuar si policinë ashtu edhe OSHEE-ne, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë.
Trupi i 36-vjeçarit është ende në vendngjarje.











