Një difekt në avion ka kthyer nga fluturimi një avion të linjës Rinas-Ancona ndërkohë që 50 pasagjerë në bord përjetuan caste të vështira e dramatike.
Avioni i përket linjës “Blue Panorama” dhe bëri ulje të detyruar pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”, rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm.
“U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësit kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin”, i tha një pasagjer balkanëeb-it,
“Kabina u mbush me tym kur na njoftuan që do ulemi në Rinas për shkak të defektit. Avioni bëri disa lëvizje shumë të rrezikshme, thamë se u rrëzuam. Është i gjithë faji i avionëve të vjetër që sjellin në Shqipëri si të ishim bota e tretë. Pilotët na e shpëtuan jetën, nuk e di se si mundën ta ulnin atë avion në gjendjen që ishte”, rrëfeu ndër të tjera pasagjeri.











