Pas Kryesisë së Partisë Demokratike, edhe Krysia e degës së kësaj partie në Lushnje ka vendosur unanimisht të ndjekë vijën e partisë, duke mos u pajtuar me vendimin e Myslim Murrizit për mosdjegien e mandatit.
Mbledhja e Kryesisë në Lushnje zhvillohej në të njëjtën kohë me atë në Tiranë.
35 anëtarët e kësaj dege kanë votuar unanimisht për përjashtimin e deputetit Murrizi.
Mbledhja që u drejtua nga tre nënkryetarët Sajmir Korreshi, Juljan Gjini dhe Afrim Kokla nisi në orën 18 dhe u mbyll në orën 21:30.












