Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në “Facebook” ka ironizuar komentet e kryeministrit Edi Rama për programin e opozitës.
Sipas Manjanit, ky argument i Rilindjes është qesharak për faktin se Rama nuk erdhi në pushtet me program, por me një palë tuta dhe me një tepsi virtuale.
Ish-ministri thekson se vetë kreu i Qeverisë i ftuar në “Opinion” është shprehur se nuk ka asnjë program.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit
Argumenti me qesharak që propaganda përdor kundër Opozitës është:
‘Ata skanë program’
A thua se Rilindja erdhi e vetme në pushtet me program…
Harruat si u bë Kryeministër Edvini?!
Me një palë tuta dhe me një tepsi virtuale…
Madje tha vetë në tekst në Opinion me duar lart: “nuk kam program”!











