Një ngjarje e pazakontë ka bërë protagonist një shqiptar në Itali. Sipas mediave vendase, shqiptari së bashku me makinën e tij kanë përfunduar brenda një banke në Trentino.
Shkak për këtë ngjarje, është bërë gjendja e dehur në të cilën ndodhej shqiptari. Edhe pse është përplasur, i riu ka marrë lëndime të shumta, ndërsa policia ka bërë ndalimin e tij.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, siç raportojnë mediat italiane. Nga hetimet e kryera policore bëhet e ditur se shqiptari ka qënë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Nga aksidenti janë shkaktuar disa dëme materiale, ku pjesa kryesore e xhamit të bankës është thyer dhe janë dëmtuar disa sende të tjera në bankë.











