Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash. Një e re ka gjetur vdekjen si pasojë e tij.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Larushk të Fushëkrujës. Makina drejtohej nga një vajzë rreth 23 vjeçe e cila është përplasur me një shtyllë.
Vajza e cila ka humbur jetën është ende e pa identifikuar pasi nuk ka mjet identifikimi me vete.Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa trupi i vajzës së re është dërguar në morg.












