Qytetarë të shumtë janë nisur prej mëngjesit të sotëm nga rrethet për t’ju bashkuar protestës nga opozita në orën 10.00 para godinës së Parlamentit.
Ashtu si edhe në protestën e 16 shkurtit, policia ka ndaluar protestuesit të organizuar në disa autobusë në rrugë, konkretisht në Kryebushat të Shkodrës.
Të njëjtin shqetësim ka ngritur dhe kryetari i PD-së në Elbasan Eugen Isaj, i cili sipas Fax News bën me dije se kanë probleme me mjetet e transportit pasi një pjesë të shoferave që transportuan protestuesit herën e kaluar u janë kërkuar dokumentat ne polici.
Protesta pritet të nisë në orën 10, ndërsa seanca e sotme plenare është anulluar për të shmangur incidentet.
https://www.facebook.com/eetimes.al/videos/815150735494506/?t=231












