Tre familjarë janë në gjendje kritike pasi u asfiksuan nga çlirimi i gazrave të qymyrit që përdornin për ngrohje. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mesnatës në Elbasan.
Burime spitalore bënë me dije se çifti Xhevit Shoshi 61 vjeç dhe Evgjeni Shoshi 53 vjeçe si dhe e bija e tyre 33- vjeçe Eriselda Shoshi kanë mbërritur në spitalin e Elbasanit në gjëndje të rëndë . Sipas të njëntave burime çifti dhe e bija kanë rrezikuar jetën si pasojë asfiksimit.
Të tre personat banues në lagjen 28 Nëntori në Qytetin e Elbasanit janë paraqitur në gjendje të rëndë në Spitalin e Elbasanit si pasojë e asfiksimit, ndërkohë që mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ky është rasti i tretë në pak muaj që në spitalin e Elbasanit paraqiten raste të rënda të asfiksimit të shtetasve nga pakujdesia si pasojë e harresës së mangallit me qymyr ndezur në mesin e dhomës së gjumit gjatë natës.












