• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shëngjergj, vrasje apo vetëvrasje për drogën, mjekët ligjorë përplasen me Policinë

admin by admin
9 December, 2016
in Kronika
0
Shëngjergj, vrasje apo vetëvrasje për drogën, mjekët ligjorë përplasen me Policinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autopsia e mjekësisë ligjore “përplaset” me versionin e Policisë Shkencore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me shtetasin Besnik Pudja, i cili u gjet me një plumb në kokë në Shëngjergj të Tiranës.
I riu, i cili humbi jetën nga goditja me armë në një kapanon të përshtatur për tharjen e kanabisit në fshatin Kollagjesh të Shëngjergjit, ende nuk dihet nëse ka vrarë veten apo e kanë vrarë. Kjo për arsye të dyshimeve paraprake të bazuara në këqyrjen e trupit, se hyrja e plumbit ka qenë pas veshit të majtë dhe dalja ka qenë në pjesën e përparme të kokës.
Një pozicion plage ky, sipas ekspertëve, jo fort i zakontë për rastet e vetëvrasjeve.
Bazuar në kontradiktat e para të ngjarjes, Prokuroria e Tiranës e regjistroi dosjen në hetim për akuzën e “vrasjes” dhe kërkoi një ekzaminim të hollësishëm mjekoligjor në lidhje me viktimën. Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), i cili ka përfunduar dhe është administruar në dosjen e Prokurorisë, sipas hetuesve, lë në fuqi dyshimet për një vrasje, por pa përjashtuar as vetëvrasjen.
Duke qenë se raporti i Mjekësisë Ligjore nuk ka “vulosur” një version për ngjarjen, Prokuroria pati dërguar për ekzaminime kriminale në Policinë Shkencore edhe rrobat e viktimës, pistoletën e gjetur pranë kufomës dhe mostrat e faktorëve plotësues të gjetur në duart e të riut.
Policia Shkencore mësohet se ka përfunduar ekzaminimin e këtyre materialeve e provave, duke i dhënë prioritet versionit të vetëvrasjes, për faktin se viktima ka pasur faktorë plotësues të barutit në duar, çka do të thotë se ka kryer qitje me armë.
Duke qenë se provat e administruara deri tani në dosje kanë kundërthënie, Prokuroria ka vendosur të kryejë hetime shtesë. Për këtë arsye, mësohet se janë kërkuar analiza biologjike të gjakut dhe urinës së viktimës, shtetasit Besnik Pudja.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, persona të dyshuar për kultivim e përpunim kanabisi, kanë pretenduar se ai kishte pirë para ngjarjes dhe më pas kishte kryer vetëvrasje. Mirëpo në hetim është edhe vrasja për konflikte në lidhje me aktivitetin e kultivimit të kanabisit.

Ngjarja në Shëngjergj


besnik pudjaPolicia e Shtetit ka informuar me komunikatën zyrtare se më datë 7 tetor 2016, rreth orës 15:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur fshati Kollagjesh, shtetasi Besnik Petrit Pudja, banorë Shkozë-Tiranë, ishte gjetur i vrarë, brenda një kasolle të improvizuar.
Policia ka thënë se ka shkuar në vendin ku bëhej fjalë dhe është konstatuar se në një kasolle me përmasa 40 x 18 metra, të rrethuar me llamarina, me derë, e pikërisht në ambientin e brendshëm të kësaj kasolleje, në mesin e saj, gjendej i shtrirë trupi i shtetasit Besnik Pudja (njohur nga familjarët).
Nga ana tjetër, Prokuroria ka thënë se trupi ishte i shtrirë me kurriz, me fytyrë lart, i gjakosur në pjesën e syrit të anës së majtë dhe në pjesën e kokës të anës së djathtë.
“Në pjesën e brendshme të këmbës së anës të majtë, në afërsi të gjurit, gjendej një armë zjarri, model 56, kalibri 7.62 mm, me goditës të ngrehur, me krehër brenda saj e brenda krehrit kishte një fishek me kapsollë të goditur. Në këtë kasolle ndihej aroma e bimës narkotike si ajo e kanabis sativa dhe ambienti
ishte i përshtatur për tharje të kësaj bime”, ka thënë Policia.

Previous Post

VIDEO/ Ja pamjet e kontrollit dhe të gjetjes së 30 kg heroinë në një kamion në Portin e Durrësit

Next Post

Rrëfehet inspektori që masakroi shokun si “hamshorin” e gruas së tij

admin

admin

Next Post
Rrëfehet inspektori që masakroi shokun si “hamshorin” e gruas së tij

Rrëfehet inspektori që masakroi shokun si “hamshorin” e gruas së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.