Foto Ilustruese
Një vrasje ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Përmet.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se një person është vrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mbrezhdan të Këlcyrës në Përmet.
Kanë qenë banorët që kanë gjetur trupin e pajetë të personit, ende i paidentifikuar. Trupi i tij është gjetur në një stallë bagëtish, ndërsa dyshohet se ai ishte një i sapo kthyer nga Greqia.
Trupi i pajetë është gjetur në vendin e njohur si fusha e Grabovës.












