Këlcyra
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin e ndodhur në një fshat, pranë Këlcyrës, në Përmet. Mësohet se viktima është Moisi Karaj, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Greqia ku jetonte prej vitesh. Familja e tij jeton ende në Greqi, ndërsa vetëm Karaj ishte kthyer në Këlcyrë.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi dhe autorët.
Vrasja ka ndodhur gjatë natës në vendin e quajtur fusha e Grabovës në fshatin Mbrezhdan të Përmetit.











