Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për djegje të mandateve si zgjidhja e fundit e mbetur përballë kryeministrit Rama, ka reaguar edhe ish ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani.
Përmes një postimi në Facebook, juristi I njohur shprehet se, çdo opozitar duhet ti bashkohet nismës së kreut të selisë blu.
“Cilido që është opozitar duhet të bashkohet me propozimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet e këtij parlamenti monist”, shkruan Manjani.











