Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik. Një tjetër shqiptar ka mbetur viktimë e një sulmi të ashpër.
45 vjeçari shqiptar, u gjet i vdekur në një pellg gjaku pasditen e së shtunës në fshatin Agios Athanasios të Selanikut.
Sipas mediave greke, trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit. Fytyra e tij kishte plagë të shumta.
Kjo ishte arsyeja kryesore që i bëri autoritetet që në fillim të dyshonin se kishin të bënin me një vrasje.
Policia ka shoqëruar djalin e tij 20-vjeçar, pasi dyshohet se mes tij dhe babait ka pasur një konflikt dhe më pas i riu ka qëlluar të atin duke e lënë të vdekur.












