Pak pas mbylljes së protestës së opozitës, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi .
Në një prononcim për News 24, Bardhi tha se kryeministri Edi Rama me protestën e ditës së sotme ra “de facto”.
“Së pari qëllimi protestës ishte për të treguar se ky ishte bashkimi më i madh i shqiptarëve. Protesta e sotme tregoi se shumica e shqiptarëve nuk e njohin Edi Ramën si kryeministër. Sigurish ky është qëllimi i opozitës për të arritur qëllimin final”, u shpreh Bardhi.












