Në kushte kur qeverinë, nuk e falënderon askush, janë vetë ministrat e saj që e bëjnë këtë gjë.
Shembulli më i mirë është ministri Edmond Panariti, i cili në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë ku foli sot për prioritetet e ministrisë së Bujqësisë.
Në fjalën e tij ministri ka falënderuar qeverinë për plotësimin në mënyrë urgjente të kërkesës për investime në zonat e përmbytjeve me rreth 100 milionë lekë.
Ministri Panariti ka komentuar edhe sëmundjen e dermatozës nodulare e cila sipas tij ishte e pashmangshme.











