Sulmuesi senegalez i Fenerbahçes, Musa Sou, në këtë sezon të Ligës së Europës ra në sy për golin me roveshatë që i shënoi Mançester Junajtidit. Ditën e djeshme ai shënoi sërish me roveshatë ndaj Fejenordit në transfertë, duke i dhënë fitoren 0-1 ekipit të tij.
Pas ndeshjes, televizioni i klubit turk i bëri një intervistë ekskluzive sulmuesit, por habiti të gjithë shikuesit duke qenë se e transmetoi me figurën të kthyer me kokën poshtë.











