Njëri nga shoferët e përfshirë në një aksident me tri makina ku mbërriti në dhomën e urgjencës, u zbulua se ishte plagosur nga disa të shtëna armësh.
Policia mori informacion për një aksident mbrëmë rreth orës 20.30 në zonën e Valle Martella, ku thuhej se ishin përfshirë tre makina ndërkohë të plagosurit ishin një shqiptar dhe dy italianë.

Shqiptari 34 vjeçar dhe dy italianë 41 dhe 52 vjeçarë u dërguan në spital në Tor Vergata.

Mjekët në dhomën e urgjencës zbuluan se shqiptari nuk kishte plagë të shkaktuara nga aksidenti me makinë, por nga disa të shtëna armësh që e kishin prekur në pjesë të ndryshme të trupit.

Tani policia ka nisur hetimet për vrasje në tentativë.











