Gjithmonë është përfolur se kreu i PD-së, Lulzim Basha qëndron nën hijen e ish kryeministrit Sali Berisha dhe se përpiqet ta imitojë atë. Por sipas vetë liderit historik të së djathtës, vetëm për këtë gjë nuk mund të akuzohet kreu aktual i selisë blu.
I pyetur nga gazetarët e ftuar se, nëse sheh ngjashmëri me veten kur sheh Lulzim Bashën ditët e fundit duke lëvizur nga një qytet në tjetrin, Berisha deklaroi se meritë e pasardhësit të tij në PD është fakti që nuk e imiton.
“Një akuzë nuk ia bën dot Lulzim Bashës. Atë se imiton Sali Berishën. Këtë ia quaj meritë dhe jo dobësi”, u shpreh Berisha përbalë gazetarëve në panel.











