Një mbështetës i Presidentit të SHBA, Donald Trump sulmoi një kameraman të BBC-së në një tubim fushate në El Paso të Teksasit.
I nxitur nga deklarata nacionaliste e Trump ‘Make America Great Again’, njeriu u nxit të kërcënonte dhe ekipet e tjera të mediave që të largoheshin.
BBC shkruan se kamerani i tyre nuk e kuptoi se nga i erdhi goditja, ndërsa e kishin sulmuar pas fjalëve të Trump për median. Madje Trump tha se ka amerikanë të zinj, aziatikë që nuk duhen të jenë në Amerikë.
Z. Trump e pa sulmin dhe menjëherë pas tij pyeti nëse kameramani ishte mirë.
BBC i ka shkruar Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders duke kërkuar një rishikim të masave të sigurisë për mediat që ndjekin tubimet e presidentit.












