Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet në Vlorë.
Operacioni antidrogë ka nisur herët këtë mëngjes, ku rreth orës 7:00 kanë mbërritur forcat RENEA.
Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj. Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.
Ndërkohë operacioni e ka zanafillën në Itali. Bëhet fjalë për një operacioni anti-kanabis i shtrirë në Shqipëri dhe në Itali ku janë goditur katër grupe kriminale, ndërsa 27 persona kanë përfunduar në pranga.
Sipas mediave italiane mes 27 të arrestuarve, 21 janë shqiptarë 6 të tjerë janë shtetas italianë. Këto grupe kriminale kishin si bazë qendrore Lecen dhe veprimtarinë e tyre të trafikimit në disa qytetet të tjera si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.












