Vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin nuk ka qënë unanim.
Gjyqtari Fuat Vjerdha, ka publikuar në profilin e tij në facebook faqen e fundit të këtij vendimi ku mbajnë firmat dhe të 5 gjyqtarët që kanë firmosur këtë vendim.
Nga ky dokument duket që 3 gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimin kanë venduar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg
Ndërsa gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.
Vendimi i cili shpëton Dritan Dajtin nga burgu për jetë edhe pse vrau 4 policë në gusht të 2009 nxiti reagime dhe indinjatë.

Kush ishin gjyqtarët që gjykuan dosjen e Dritan Dajtit
Trupa gjykuese përbëhej nga tre gjyqtarë nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës. Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, i cili mban dhe postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla nga Gjykata e Apelit e Vlorës.
Ndërkohë, asnjëri prej gjyqtarëve nuk e ka kaluar ende procesin e vettingut.











