Pas videos së mbrëmshme ku shfaqej me familjarët e vajzës së dhunuar në Kavajë, Elisa Spiropali vazhdon sërish të merret me video.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një tjetër video ku flet sërish për vajzën e dhunuar. Elisa nuk shprehet në asnjë moment se ka bërë gabim që publikoi identitetin e tyre, ndërsa thotë se ata e falenderuan që i ndihmoi.
Sipas ministres, ndihma e qeverisë ndaj familjes mund të jepej vetëm me prani të kamerave dhe me regji qendrore nga ERTV-ja, dhe jo në një takim, kaluar ashtu pa zhurmë.
Zëdhënësja e qeverisë kapet me mediat dhe politikën duke adresuar sulme ndaj kundërshtarëve politike./DRONI.al
https://www.facebook.com/espiropali/videos/296395654408279/











