Urdhri i Stomatologut ka dalë me vendimin për të anulluar dyfishimin e çmimeve për 13 shërbimet kryesore dentare.
Në vendimin e firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda, ish-kandidat për deputet në Pukë, nga radhët e PS-së, thuhet se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër.
“Anullimi i vendimit të Asamblesë Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për “miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”, thuhet në vendim.













