• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mesazhet e shqiptarit me të vrarin nga karteli kolumbian

droni by droni
8 February, 2019
in Kronika
0
Mesazhet e shqiptarit me të vrarin nga karteli kolumbian
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia greke pas 19 muajsh hetime për vrasjen e një belgu. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Neos Cosmos të Athinës në vitin 2017. Viktimë mbeti 56-vjeçari Luigi Vancheri.

Mesazhet e ruajtura në telefonin e tij zbuluan motivet dhe identitetin e ekzekutorëve. Sipas mediave greke një prej tyre është edhe një 32-vjeçar shqiptar, i cili u kap në kufi pranë Kakavijës në datën 1 Shkurt. Identiteti i tij nuk është bërë publik. Në kërkim janë edhe dy bashkëpunëtorë të shqiptarit, të cilët njihen me emrat Tony dhe Vinny. Autoritetet greke i akuzojnë të tre personat për vrasjen e Vancherit për llogari të një karteli kolumbian. Besohet se viktima i kishte një shumë parash borxh kartelit.

Pasi siguruan mandatin që të shikonin mesazhet që belgu kishte dërguar në Whatsapp dhe Viber zbuluan që shqiptari kishte shkëmbyer dhjetëra biseda me Vancherin. Ishte ai që e dërgoi 56-vjeçarin në vendin ku ndodhi krimi.

Viktima: Ku është Tony?

Shqiptari: Po e pyes për adresën.

Viktima: E more adresën?

Shqiptari: Rruga “14 Fanosthenous”, Neos Cosmos.

Viktima: Po shkoj atje tani.

Shqiptari u identifikua lehtësisht nga policia pasi viktima belge i kishte ruajtur të gjitha detajet në celularin e tij. I riu ka pohuar se e ka dërguar Vancherit detaje për takimin, por mohoi që të jetë përfshirë në krim. Gjithashtu ai nuk dha detaje për dy bashkëpunëtorët e tij duke u justifikuar se nuk mban mend ndonjë detaj për ta.

Ngjarja ndodhi natën e 16 Qershorit 2017 në rrugën pedonale “Fanosthenous” të Neos Cosmos. Pas hetimeve në vendin e ngjarjes u gjet një plumb 22 milimetra. Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se 56-vjeçari ishte qëlluar nga mbrapa në një distancë shumë të shkurtër. Vancheri kishte udhëtuar drejt Athinës më 10 Qershor të 2017-s dhe qëndronte në një hotel në qendër të kryeqytetit grek. Hetuesit zbuluan se ai akuzohej për trafik droge në Belgjikë, Spanjë dhe Zvicër. Mendohet se 56-vjeçari ishte drejtuesi i një grupi që merrej me trafik droge në Bashkimin Europian dhe Amerikën Latine.

Sipas mediave belge pak ditë para udhëtimit drejt kryeqytetit grek ai ishte shpallur fajtor në Liezh për lidhje me një rast të narkotikëve. Luigi Vancheri mendohet se ishte në borxh me një kartel kolumbian me të cilën kishte bashkëpunuar. Grupi latino-amerikan e shantazhoi duke i marrë peng një nga anëtarët e bandës së tij. Të dyja grupet kishin vendosur që të sqaroheshin për shlyerjen e borxhit në Zaragoza të Spanjës. Ndërkohë, belgu ndodhej në Athinë për të diskutuar për një bashkëpunim të mundshëm me një gup tjetër, rival të kartelit kolumbian. Në momentin kur u vra, ai kishte 1000 euro me vete. /abcnews.al/

Tags: shqiptarvrasje
Previous Post

Në përplasjen për Kosovën, jemi me SHBA apo me Europën?

Next Post

Gripi i derrit shënon viktimën e radhës. Humb jetën 75 vjeçarja

droni

droni

Next Post
KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë

Gripi i derrit shënon viktimën e radhës. Humb jetën 75 vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.