Trupi i cili u pa në rrënojat e avionit tashmë u ka kaluar autoriteteve. Trupi u gjet në rrënojat e avionit që mbante futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson.
Automjetet e largëta (ROVs) u përdorën për të tërhequr trupin nga uji dhe pse ishte shumë e vështirë.
Mirror shkruan se trupi është duke u dërguar në Portland për t’u kaluar tek mjeku për ekzaminim.
Anija ka mbetur 67 metra nënujë, rreth 21 milje larg bregut të Guernsey në Kanalin Anglez pasi kushtet e vështira të motit ndaluan përpjekjet për të nxjerrë avionin mbi ujë.
Një zëdhënës tha: “Për fat të keq, përpjekjet për të rimarrë rrënojat e aeroplanit janë të pasuksesshme, për shkak të kushteve atmosferike.
Familjarët dhe miqtë mbajnë shpresën gjallë, ndonëse ekspertët mendojnë se është e pamundur që ai të ketë shpëtuar.












