Dy partitë më të reja në Shqipëri, “Sfida për Shqipërinë” dhe Libra kanë festuar sot 100 vjetorin e shpalljes së republikës së Korcës, një ngjarje që lidhet me luftën e parë botërore.
Gjergj Bojaxhiu dhe Ben Blushi, që të dy të besimit ortodoks festojnë pavarësinë e qytetit juglindor nga forcat greke që e kishin pushtuar për disa javë.
“Ne 10 Dhjetor te vitit 1916, gjate Luftes se Pare Boterore, disa patriote korcare me ne krye Themistokli Germenjin shpallen Republiken e Korces. Me ndihmen e ushtrise franceze ata zbuan ushtrite greke nga Korca. Në më pak se dy vjet te ekzistences se saj, në Krahinen Autonome te Korçes u hapën rreth 60 shkolla fillore në gjuhen shqipe, nje lice francez, u hartuan shume rregullore për administraten publike, financat, arsimin, policinë, gjyqet, buxhetin, zyrat botore, madje u prene edhe kartemonedhat shqiptare. Korca funksionoi si nje shtet brenda shtetit cka I dha asaj nje fryme pavaresie dhe nje shije per lirine qe e gezon ende. Qe nga ajo kohe Korca njihet si Parisi i vogel, megjithese francezet e pushkatuan Themostokli Germenjin duke i dhene fund Republikes se Korces” shkruan Blushi.
Ndërsa Gjergj Bojaxhiu shkruan se banorët që festonin republikane Korcës thërrisnin ‘rroftë Shqipëria’.
“Në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore, në Korçë, ishin vendosur forcat pushtuese greke. Rreziku i aneksimit të jugut ishte real. Por, duke përfituar nga rasti i shtrirjes së ushtrisë franceze atje, veprimtarë shqiptarë ngritën një komision dhe u kërkuan francezëve largimin e forcave greke nga Korça.
Më 10 dhjetor 1916, Themistokli Gërmenji ngriti flamurin shqiptar dhe e shpalli Korçën Krahinë Autonome. Ushtria franceze qëndroi në nderim të flamurit. Populli thërriste “Rroftë Shqipëria!”
Gëzuar vjetorin e Shpalljes së Autonomisë së Korçës!
Ky përvjetor na kujton se historia na gjykon të gjithëve. Sfida për Shqipërinë ka nisur”, komenton Bojaxhiu.
Republika e Korcës ishte e dyta në Shqipëri pas Republikës së Mirditës. Ato kërkuan identifikimin në situata krizash dhe paqartësie të vendit.











