Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë përpara komisariatit në Vlorë.
Sipas burimeve, nga ngjarja e rëndë ka një viktimë dhe një të plagosur. Dyshimet e para janë se ka ndodhur krim në familje, ku burri ka mbytur me duar bashkëshorten e tij gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës.
Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka pak detaje ndërsa pritet të dalë një njoftim nga ana e policisë për të zbardhur tërësisht krimin e rëndë.











