Një tjetër sasi heroine është kapur ditën e sotme, këtë herë në Kavavijë. Burime nga policia thanë se Stavri Topi ishte duke udhëtuar me makinë “Benz”, me targa AA 770 LS.
Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në parafangot e gomave të para të automjetit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.
Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në parafangot e gomave të para të mjetit, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 2 kg.
Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “trafikimi i narkotikëve”.












