Ka vijuar furtuna e largimeve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, të drejtuar nga Belinda Balluku. Kjo e fundit ka marrë detyrën në fillim të janarit dhe vetëm për një muaj ka larguar nga detyra një sërë zyrtarësh dhe drejtorësh të lartë, që nga ai i Rrugëve, Afrim Qendro, i OST, Klodian Gradeci, etj.
Sot, Balluku ka larguar një tjetër zyrtar nga dikasteri që ajo drejton. Mësohet se është larguar drejtoresha e Drejtorisë së Partneritetit Publik Privat në këtë ministri, Etleva Kond











