Një sasi e madhe droge është kapur në kufirin greko-shqiptar.
Burimet bëjnë me dije se në pranga janë vënë dhe tre shqiptarë.
Sasai është rreth 113 kg marijuanë, ndërsa u kap në zonën pyjore të Leptokarias, Igumenicë.
Janë arrestuar 3 shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 31-vjec, të cilët janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin 113 kg marijuanë.
Bashkë me ta kanë qenë edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.











