Një tërmet i fuqishëm është ndjerë në orët e para të mëngjesit në shtetin fqinj, Greqi.
Sipas të dhënave të para, tërmeti me magnitudë 5.2 ballë është shënuar në orën 02.26 minuta duke gdhirë dita e sotme.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 14 km në veriperëndim të Prevezës. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa ka shkaktuar panik tek banorët.












