Këtë të hënë është regjistruar edhe viktima e tretë nga gripi. Dyshohet se shkaku i vdekjes janë komplikacionet që erdhën pas gripit.
Viktima është nga Gramshi dhe humbi jetën në Sanatoriumin e Tiranës.
Në 3 ditë, në këtë spital humbën jetën edhe dy persona të tjerë, sërish nga komplikacionet e shkaktuara nga gripi. Në harkun kohor të disa ditëve kanë humbur jetën 2 persona respektivisht 47 dhe 41 vjeç si pasojë e komplikacioneve të rënda në mushkri dhe që lidhet me të ashtuquajturin simptomat e gripit të derrit.
Në Sanatorium ndodhen shumë persona të tjerë në gjendje të rëndë për shkak të gripit sezonal, e mjekët po bëjnë të pamundurëm për të shëruar rastet e rënda, që janë mbledhur aty nga i gjithë vendi.











