Ndonëse kanë kaluar 3 muaj nga miratimi i ligjit që ndalon shitjen e pijeve energjike të miturve, në praktikë ky ligj nuk njeh zbatim.
Kanë qënë fëmijët të cilët pohojnë para kamerave se në dyqane blejnë lirshëm të tilla pije dhe askush nuk i pyet për moshën.
Madje në vëzhgimet e kryera në dyqane, nuk ka asnjë letër apo shënim ku njoftojnë se blerja e pijeve energjike nën moshën 18 vjeç përbën shkelje ligji.











