Babai i të dashurës së Cristiano Ronaldos ka ndërruar jetë, pas një beteje të gjatë kundër sëmundjes së keqe.
Partnerja e Ronaldos Georgina Rodriguez më herët kishte postuar një foto në Instagram, ku dukej se kishte shkuar në Argjentinë për ditëlindjen e saj. Nga Buenos Aires ajo shkroi: ‘Vendosa të vij në vendin ku linda 25 vite më parë’.
Mesa duket arsyeja e vërtetë është babai i saj, i cili mësohet se ka qënë në gjendje të rëndë përgjatë gjithë javës.
Jorge Eduardo Rodriguez Gorjon, ish-trajneri futbolli, ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare, teksa më parë konsumonte sasi të mëdha droge.
Dy vite më parë ai pësoi ishemi në tru, ndërsa gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua me kalimin e kohës. Pak ditë më parë, Georgina së bashku me motrës e sajë Ivana, ishin në Argjentinë për t’i qëndruar pranë babit të tyre.













