• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPECIALE/ ja sa të mitur janë dënuar për vepra të ndryshme penale gjatë 10-vjeçarit 2005 – 2015

admin by admin
11 December, 2016
in Kronika
0
SPECIALE/ ja sa të mitur janë dënuar për vepra të ndryshme penale gjatë 10-vjeçarit 2005 – 2015
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Open Data Albania po hulumton mbi trendin e kriminalitetit të të miturve në Shqipëri në vitet 2005-2015. Të dhënat  bazohen tek Vjetarë Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa përpunimi komente dhe analiza realizuar nga ODA.

Në kuadër të legjislacionit shqiptar, i mitur konsiderohet çdo shtetas, i cili nuk ka mbushur moshën 18 vjeç. Për efekte të ligjit penal, mosha minimale e përgjegjësisë penale është katërmbëdhjetë vjeç për krime, dhe gjashtëmbëdhjetë vjeç për kundërvajtje penale. Gjyqtari ka në diskrecion që të përcaktojë vendin e vuajtjes së dënimit të të miturit, në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale IEVP, ose në Institucionin e Riedukimit për të mitur.

Për të miturit, autorët në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer. Një lehtësi që parashikon legjislacioni penal për të miturit lidhet me mos dënimin e tyre me burgim të përjetshëm. Sipas Kodit të Procedurës penale, të pandehurit të mitur i sigurohet ndihmë juridike dhe psikologjike, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit. Kur i pandehuri është i mitur, gjykata mban parasysh kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative konkrete, pra gjykata duhet t’i mundësojë të pandehurit të mitur që të ndjekë arsimin shkollor.

Gjatë dekadës 2005-2015 janë dënuar nga gjykatat penale pesë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë të mitur. Viti me më shumë raste të miturish nën dënim është viti 2012 me tetëqind e tetëdhjetë e tre  raste. Mesatarja e të miturve të dënuar çdo vit është pesëqind e shtatëdhjetë  raste çdo vit. Krimet në raport me kundërvajtjet penale  të kryera nga të miturit janë më të shumta në numër. Në harkun kohor 2005-2015 janë dënuar të mitur për 4 886 krime  dhe 810 kundërvajtje penale nga të miturit.

Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD (2005-2015)
Koment: ODA

Të miturit janë dënuar për vepra dhe grup vepra penale të ndryshme që tek vrasje e plagosje, vjedhje, armëmbajtje pa leje, krime seksuale, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, prodhim dhe tregtim lëndësh narkotike etj.

Nga të  dhënat statistikore për dhjetë vjecarin, vihet re që vepra penale, e cila konsumohet më tepër nga të miturit në vitet 2005-2015 është Vjedhja e Thjeshtë, neni 134 paragrafi i parë me 1118 të dënuar të mitur dhe Vjedhja në Bashkëpunim, e cila përkon me nenin 134, paragrafi i dytë me 2532 të dënuar të mitur. Dënimet e të miturve për Vjedhjen paragrafi i parë, shënojnë numrin më të lartë në vitin 2011 me 147 të tillë, ndërsa për Vjedhjen në Bashkëpunim numri më i lartë i të dënuarve të mitur shënohet në vitin 2012 me 454 të tillë.

Krime kundër jetës dhe shëndetit shënojnë arsyen e dënimit për një numër relativisht të lartë të të dënuarve të mitur. Konkretisht janë veprat penale të Plagosjes së Rëndë me Dashje me 82 raste dënimesh dhe Plagosjes e Lehtë me Dashje me 58 të dënuar të mitur.

Vepra të tjera penale të cilat në dukje, nuk janë të zakonshme për t’u konsumuar nga kategoria e të miturve por për cilat statistikat shënojnë raste gjatë dekadës janë Falsifikimi i Dokumeteve Shëndetësore me 31 të dënuar të mitur, Kalimi i Paligjshëm i Kufirit me 73 të dënuar të mitur. Shqetësues paraqitet bilanci për kryerjen e veprave penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore si Armëmbajtja pa Leje me 232 të dënuar të mitur, Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve me 99 të dënuar të mitur, Drejtimi i Automjeteve në Gjendje të Parregullt me 319 të dënuar të mitur dhe  Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor me 64 të tillë.

Të mitur të dënuar për vepra penale (2005-2015)

Ushtrimi i Prostitucionit është një vepër penale ku të miturit janë dënuar në 11 raste këto 10 vite. Në fakt ushtrim prostitucioni në rastin e një të mituri është një vepër penale ku i mituri është edhe subjekt viktimë. Dhuna në Familje, e parashikuar për herë të parë në Kodin Penal në vitin 2012, ka shënuar 23 raste ku subjekt aktiv është i mituri.

Masa e dënimit e cila aplikohet nga gjykatat shqiptare masivisht për veprat penale të kryera nga të miturit është dënimi me burgim deri në 2 vite. Vetëm në vitin 2015 janë dënuar deri në 2 vjet heqje lirie, 372 të mitur. Më pak e aplikuar është masa e dënimit nga 10 deri në 25 vjet,për të cilën janë dënuar 10 të mitur në dhjetë vitet e fundit.

Ndërkohë të mitur të dënuar të cilët nuk kanë arsimin e detyrueshëm janë në këtë dekade 428 kundrejt totalit të të dënuarve të mitur prej 5696. Relacioni kriminalitet me analfabetizmin duket jo fort i qëndrueshëm sa kohë që së shumti kemi raste të të miturve autorë krimesh ndërsa janë pjesë e institucioneve të edukimit.

Në vitet 2005-2015 gjykata ka proceduar e më pas shpallur të pafajshëm 25 të mitur, duke i shkaktuar këtyre të fundit kosto emocionale, shoqërore, shkollore dhe ekonomike. Në këto dhjetë vite, gjykata ka pushuar 128 procedime gjyqësore për veprat penale subjekt aktiv, pra i proceduari i të cilave është i mituri.

Kriminaliteti i të miturve shënon një raport tepër dinamik kundrejt kriminalitetit në total. Në vitin 2012, të dënuarit në moshë të mitur shënuan 10% të totalit duke  e bërë situatën kriminale të këtij viti mjaft problematike sa i takon kriminalitetit me autor të miturit. Në vite të ndryshme ky raport lëviz me 3 deri 10 përqind.

Kriminalitetit i të miturve dhe politika penale në trajtimin e çështjeve që lidhen me të, janë element tepër të rëndësishme që kërkojnë vëmendje në fusha të ndryshme si politikë penale, pedagogji, sociologji etj. Kriminaliteti i ndjeshëm i të miturve tregon edhe krizë social ekonomike të një shoqërie, sikurse eficensë të munguar të sistemit të edukimit dhe mirërritjes.

Dataset-et në format excel :

  • Të mitur të dënuar për vepra penale 2005-2015
    Të mitur të dënuar për vepra penale 2005-2015

Dataset-et në format XML, N3 :

Kontribues: Kejsi Kosta

– See more at: http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1882/Te-mitur-te-denuar-per-vepra-penale-2005-2015#sthash.XbDSkuDI.dpuf

Previous Post

Zgjedhjet në Maqedoni, parregullsitë e para, pse po braktiset votimi?

Next Post

Mark Zuckerberg në kabinetin e Trump?

admin

admin

Next Post
Mark Zuckerberg në kabinetin e Trump?

Mark Zuckerberg në kabinetin e Trump?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.