• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si do të hartohen listat e zgjedhjeve të 18 qershorit dhe kur do të publikohen

admin by admin
11 December, 2016
in Politika
0
Si do të hartohen listat e zgjedhjeve të 18 qershorit dhe kur do të publikohen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Zyrat e gjendjes civile në bashki, brenda datës 4 janar 2017 publikojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhorë të të gjithë zgjedhësve.” Kështu thuhet në udhëzimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahir, që ka miratuar procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017.
 
Në udhëzim janë përcaktuar datat e publikimit të ekstrakteve zgjedhore, ndarja e qendrave të votimit sipas numrit të përcaktuar të votuesve, si dhe procedurat për njoftimin e qytetarëve.
Ekstraktet e përbërësve zgjedhor dhe listat gjenerohen automatikisht nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Ai gjeneron formatin elektronik të ekstraktit të përbërësve zgjedhorë brenda datës 20 dhjetor 2016, të ndarë për çdo bashki, sipas qendrave të votimit të zgjedhjeve lokale, të datës 21 qershor 2015.
Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile në rast se konstaton se ka qendra votimi me më pak se 200 zgjedhës, apo me më shumë se 1000 zgjedhës, njofton brenda 48 orëve, Kryetarin e Bashkisë.
Në rastet e qendrave të votimit me fraksion, që kalojnë limitin numerik të përcaktuar në ligj, kryetari vendos ndarjen e tyre në pjesë të barabarta me jo më shumë se 1.000 zgjedhës secila.
Për qendrat e votimit me më pak se 200 zgjedhës, kryetari vendos bashkimin e kësaj qendre me një qendër më të afërt dhe me mundësi komunikimi rrugor, shuma e numrit të zgjedhësve duhet të jetë më shumë se 200 zgjedhës.
Në format të posaçëm është lista e zgjedhësve të cilët janë mbi 100 vjeç në datën e zgjedhjeve, si edhe lista e zgjedhësve që e kanë numrin e qendrës të ndryshëm nga qendrat e votimit që i përkasin kësaj zyre të gjendjes civile.
Lista e zgjedhësve është e grupuar sipas zonave të qendrave të votimit. Kufijtë e zonave të qendrave të votimit janë ato të zgjedhjeve të fundit.
Kryetari i Bashkisë pasi ka marrë njoftim nga nëpunësi i gjendjes civile, vendos bashkimin ose ndarjen e qendrave të votimit sipas kërkesave të kriterit numerik dhe cakton vendndodhjen e saktë, adresën e plotë të qendrave të votimit.
Zyrat e gjendjes civile në bashki, brenda datës 4 janar 2017 publikojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhorë të të gjithë zgjedhësve shkruan Syri.net
Ekstrakti i përbërësve zgjedhorë do të publikohet edhe në datë 3 shkurt 2017, në datë 5 mars 2017 në datë 4 prill 2017 dhe në datën 4 maj 2017 në zyrat e gjendjes civile.
Drejtoria e Përgjithshme  e Gjendjes Civile publikon këto ekstrakte në shkallë vendi në faqen e saj dhe ia dërgon KQZ-së për publikim edhe në faqen e saj zyrtare. Kryetari i Bashkisë brenda 60 ditëve, nga publikimi i ekstraktit të parë, bën njoftimin me shkrim të zgjedhësve të përfshirë në ekstraktin e printuar sipas qendrave të votimit brenda territorit të bashkisë përkatëse.Zgjedhësit të cilët konstatojnë se në përbërësit e tyre zgjedhorë ka mos përputhje, i drejtohen zyrës së gjendjes civile përkatëse për të bërë rregullimet e mundshme.Të drejtën për kërkesë e kanë edhe shtetasit që kanë mbushur moshën 100 vjeç. Këta shtetas do të bëjnë kërkesë për ndryshimin e qendrës së votimit nga 8899 në qendrën e votimit sipas vendbanimit. Zyra e gjendjes civile do të pasqyrojë edhe rastet e vendimeve të gjykatës, deri në ditën e printimit të listës së zgjedhësve. Çdo zyrë e gjendjes civile në Bashki në datë 8 maj 2017 printon nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile dhe firmos listën e zgjedhësve për çdo qendër votimi duke përfshirë edhe institucionet e posaçme, nën juridiksionin e saj.Kryetari miraton dhe firmos listën dhe e dërgon brenda datës 13 maj 2017 në të tre formatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor, në KZAZ-të përkatëse.Një kopje e listët së zgjedhësve në format të printuar, i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila, jo më vonë se 30 ditë para datës së zgjedhjeve, i dërgon për ruajtje listat e printuara në Arkivin Qendror të Shtetit.

 

 

Previous Post

DETAJE/ Krimet e të miturve, ja shifrat

Next Post

FOTO LAJM/ Ja 5 pozicionet e duhura për vajzat me flokë të gjata

admin

admin

Next Post
FOTO LAJM/ Ja 5 pozicionet e duhura për vajzat me flokë të gjata

FOTO LAJM/ Ja 5 pozicionet e duhura për vajzat me flokë të gjata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.