Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga kandidatura për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
“Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Terheqja është e pa revokueshme”
Partia Demokratike më herët e ka akuzuar gjyqtarin Ardian Dvoranin duke i drejtuar publikisht dhe pyetjen nëse ka dijeni për lidhjen e Dvoranit me Agron Xhafajn, vëllanë e dënuar si trafikant droge të ministrit të Brendshëm.
Gjithashtu partia Demokratike ka sjellë dëshmi për korruptimin e organeve dhe procesit të Vetingut dosjet e vjetra të ish-prokurorit Ardian Dvorani, që u konsiderua prej tyre si i pastër dhe u rikonfirmua në detyrë.












