Një zjarr i madh ka rënë sot në mbrëmje në godinën e konviktit për nxënësit e gjimnazeve të cilët vijnë nga zona të thella në Kukës.
Nga informacioneve e para, mësohet se zjarri ka rënë në kuzhinën e konviktit “20 dëshmorët”.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar.











