Një valë ndryshimesh po ndodhin në institucionet e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Burimet thonë se është shkarkuar drejtori i KESH Agron Hetoja. Në vend të tij, është emëruar Benet Beci. Deri më sot, Beci ka drejtuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Kujtojmë se java e kaluar pati disa lëvizje të tjera në këtë Ministri.
Me urdhër të kryeministrit Edi Rama u largua nga detyra zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko. Në vend të tij u emëruar zv.ministër ish-deputeti Ilir Bejtja.
Drejtori i OST dha dorëheqjen pas publikimit të skandalit me kompaninë “DH Albania” e cila kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe me dokumentet të falsifikuara. Ndërkohë edhe kreu i ARRSH Afrim Qendro u shkarkua nga detyra. Lëvizja tjetër ishte ajo e kreut të Autoritetit Portual Durës, Afrim Bakaj, i cili u shkarkua nga kjo detyrë.












