Nga Ylli Manjani
Kushtetuta jonë në 20 vite jetë është ndryshuar plot 5 herë.
Nuk ka asnjë precedent të tillë.
Nenet që janë ndryshuar nuk u zbatuan korrektësisjt asnjëherë. Politika nuk e pranoi e as e pranon sundimin kushtetues në vend, ndaj gjeti zgjidhje tek ndryshimi dhe jo zbatimi i saj!
Kjo lloj politike nuk shkon aspak në favor të shtetit, por thjesht të sundimit të pushtetit.
Nuk ka asnjë lidhje me Konstitucionalizmin kjo politikë.
Kur flasin e betohen për Kushtetutë politikanët sot, vërtetë të hapin barkun!











