Kryetari i PD, Lulzim Basha ngushëlloi familjen Daci dhe Qeverinë e Kosovës për vdekjen tragjike të zvministrit Arian Daci, djalë i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Ngushëllimi i Bashës:
Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zvministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit.











