Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur ratifikimin nga ana e parlamentit grek të marrëveshjes së Prespës, për emrin e ri të Maqedonisë.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se kjo konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Më herët reagoi dhe Presidenti Meta i cili tha se është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë.
Votimi për ratifikimi erdhi pas tre ditëve nga debati i ashpër mbi marrëveshjen për emrin. Synimi ishte t’i jepej fund një mosmarrëveshje gati tre dekadë që e ka mbajtur Maqedoninë larg anëtarësimit me aleancën ushtarake perëndimore dhe Bashkimin Evropian.











