Një incident ka ndodhur në Qytetin Studenti ku po prezantohet projekti i Kampusit të ri të Universitetit.
Një studente i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama në momentin kur ai po thoshte se dëshironte të bënte të gjitha gjërat menjëherë por nuk mund të bëhen.
Në këtë moment studentja u ngrit për të debatuar.
“Paguhesh me taksat e mija”, dëgjohet studentja të thotë dhe kryeministri Rama i tha “Suksese tani dil jashtë”.
Ndërsa vajza po largohej Rama vazhdonte të fliste me vete…
“Tashti ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën…”.
Pas vajzës, nga salla u larguan edhe djem dhe vajza të tjerë.











