Agron Llakaj është i ftuari special në puntatën e së shtunës së “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar një nënë shqiptare, e cila prej 10 vitesh nuk kishte kontakt me të bijën.

Siç ndodh zakonisht, stafi mendoi edhe një surprizë për Llakajn. Në videon e mëposhtme, “një person i mërzitur me të”, me shumë gjasë një i afërm, ka vendosur ta vërë përballë disa pyetjeve.
Aktori nuk ka mundur t’i kontrollojë emocionet dhe të mbajë lotët. Për të zbuluar se kush gjendet pas murit na duhet të presim transmetimin e emisionit këtë të shtunë.











