Ka nisur seanca gjyqësore e Klement Balilit. Gjyqtarja e çështjes, Miljana Muça nuk ka lejuar që mediat të qëndrojnë brenda gjatë zhvillimit të seancës.
Pak para se ai të mbërrinte në Gjykatën për Krimet e Rënda, Balili teksa po dilte nga policia e Tiranës u shfaq i buzëqeshur dhe i qetë.

Balili pritet të njihet me akuzat dhe veprat penale, ndërsa mbrohet nga dy avokatë. Ai u vetëdorëzua para dy ditësh. Mbi të rëndojnë katër akuza: trafikimi i lëndëve narkotike, drejtimi i grupit të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe evazion fiskal.












